Shefi i diplomacisë polake, Radoslav Sikorski, ka deklaruar se nuk sheh ndonjë paralele ndërmjet Serbisë dhe Gjeorgjisë, e cila druan se forcimi i lidhjeve të Rusisë dhe Abkhazisë e rrezikojnë integritetin territorial të saj.
"Ato janë dy situata të ndryshme. Abkhazia dhe Osetia Jugore nuk kanë qenë gjatë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, siç ka qenë Kosova. Polonia dhe vendet tjera e shohin Kosovën si rast të veçantë", ka thënë Sikorski për shtypin polak.
"Nuk shoh një lidhje ndërmjet Gjeorgjisë dhe Kosovës", ka thënë Sikorski, për të shtuar se lidhja mund të shihet vetëm me sytë e politikës së Rusisë.