Zyrtarët e Serbisë janë shprehur se kërkimi për zënien e të akuzuarve për krime të luftës nuk është prioritet i lartë i tyre, tha prokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz.
"Mendoj se partnerët tanë serbë e pranojnë pothuajse hapur se duke pasur parasysh situatën politike, kërkimi për të akuzuarit nuk është prioritet i lartë", i tha zoti Brammertz të përditshmes parisiene, Le Mond.
Ndër të akuzuarit janë edhe ish lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe ish komandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiq.
Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian kërkojnë që me Serbinë të nënshkruhet marrëveshja për asocim para zgjedhjeve të 11 majit, me qëllim që t'i jepet një shtytje partive pro Bashkimit Evropian në ballafaqimin e tyre me nacionalistët.
Por Holanda ka paralajmëruar se do ta bllokoj këtë lëvizje derisa Beogradi të mos bashkëpunoj me Tribunalin e Hagës.