Ndërlidhjet

Çernobil: Shënohet 22 vjetori i katastrofës atomike


Sot shënohet 22 vjetori i katastrofës bërthamore të Çernobilit, që kishte helmuar pjesë të mëdha të Ukrainës, Bjellorusisë dhe Rusisë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon e shënoi këtë përvjetor duke premtuar ndihmë të vazhdueshme për zhvillimin e sërishëm të rajonit të goditur.

Në orët e hershme të 26 prillit të vitit 1986, reaktori numër katër në centralin bërthamor në Çernobil, në Ukrainë të ish Bashkimit Sovjetik, shpërtheu dhe krijoi katastrofën më të madhe të centraleve atomike në histori.
XS
SM
MD
LG