Ndërlidhjet

OKB: Thirrje për media të pavarura e të lira në botë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon sot ka bërë thirrje për media "të lira, të sigurta e të pavarura" në mbarë botën. i i bëri këto komente në mesazhin e tij me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, e cila shënohet nesër.

Ban tha se sulmet ndaj lirisë së shtypit janë "sulme kundër ligjit ndërkombëtar, kundër njerëzimit dhe kundër vetë lirisë".

Një thirrje të ngjashme sot bëri edhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, duke thënë se ai është i shqetësuar se liritë e mediave janë vënë nën trysni në rritje në vendet Islamike, të cilat kërkojnë të mbrojnë fenë.
XS
SM
MD
LG