Ndërlidhjet

Rice mbërriti në Izrael


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, sot mbërriti në Izrael për t'u dhënë shtysë bisedimeve paqësore.

Gjatë qëndrimit të saj dyditor, Rice do takohet me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert, presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abass dhe me zyrtarë tjerë të lartë.

Të premten në Londër, Rice mori pjesë në takimin e Katërshes për ndërmjetësim Lindjen e Mesme dhe në një tubim donatorësh për palestinezët.

Sekretarja e Shtetit i kritikoi vendet arabe që nuk kishin përmbushur premtimet për fondeve për Autoritetin palestinez.
XS
SM
MD
LG