Ndërlidhjet

Feith: EULEX merr përgjegjësitë në 15 qershor


Shefi i EULEX-it Pieter Feith tha sot në Prishtinë se në 15 qershor misioni do të marrë të gjitha përgjegjësitë në Kosovë, në bazë të planit të Martti Ahtisaarit.

Pas takimit me ministrin e Mbrojtjes të Suedisë Sten Tolgforsom, Feith tha se e ka falënderuar ministrin suedez për mbështetjen dhënë zyrës së EULEX-it në Prishtinë.

Feith tha se misioni që ai drejton dhe Suedia, janë të përcaktuar që të realizojnë planin për statusin e Kosovës për ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe shumëetnike, në të cilën do të respektohen të drejtat e njeriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG