Ndërlidhjet

Rusi: Putini zgjedhet kryeministër


Parlamenti ka konfirmuar Vladimir Putinin në postin e kryeministrit të Rusisë.

Votimi në parlament erdhi vetëm një ditë pas largimit të Putinit nga Kremlini dhe ardhjes në krye të shtetit rus të Dimitri Medvedevit.
Ka qenë ky i fundit që kandidoi Putinin për shef të ekzekutivit.

Përmirësimi i kushteve sociale do jetë përparësi e Putinit në detyrën e re.

"Mirëqënia e popullit dhe krijimi i kushteve për një jetë dinjitoze do të jenë qëllimi kryesor i qeverisë.
Do t'i ngrejmë të gjitha projektet dhe programet rreth kësaj", tha Putini pas konfirmimit nga parlamenti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG