Ndërlidhjet

Nesër mbahen zgjedhjet në Serbi


Nesër në Serbi mbahen zgjedhjet e jashtzakonshme parlamentare dhe lokale, ku blloku pro-perëndimor i presidentit Boris Tadiq përballet me bllokun e partive nacionaliste. Të drejtë votimi kanë 6.865.400 qytetarë.

Në përmbyllje të fushatës, Tadiq tha se "zgjedhjet e 11 majit janë një formë referendumi, ku qytetarët do të vendosin nëse Serbia do të jetë apo jo anëtare e Bashkimit Evropian".

Zgjedhjet janë paralajmëruar të mbahen edhe në disa pjesë të Kosovës, të banuara me serbë, për të cilat administrata e UNMIK-ut dhe institucionet e Kosovës kanë thënë se janë ilegale dhe nuk do të jenë legjitime.
XS
SM
MD
LG