Ndërlidhjet

SHBA dënon aktet e dhunës në Maqedoni


Ambasada amerikane në Shkup u ka bërë thirrje institucioneve të Maqedonisë që t’i mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe në mënyrë urgjente, të vazhdueshme dhe transparente, të sigurojnë sundimin e ligjit.

“Të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë të lirë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor pa frikësime dhe shtypje. Ngjarja e djeshme shokuese në tubimin e Bashkimit Demokratik për Integrim, si dhe sulmet e shumta me granata mbi shtabet zgjedhore të BDI-së dhe aktet tjera të dhunës, e rrezikojnë këtë të drejtë themelore demokratike”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve ne Shkup e cila ka bërë me dije se asnjë parti nuk do të ketë mbështetje nëse merret me dhunë dhe frikësime.

“ Çdo parti e cila i frikëson kandidatët apo votuesit, nuk meriton mbështetje. Ambasada e SHBA si mike dhe partnere është shumë e brengosur për atmosferën aktuale zgjedhore në Maqedoni” thuhet më tej në komunikatë

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG