Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka bërë thirrje për "rishikimin" e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se Serbia e ka dëshmuar veten si shtet "demokratik" në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Lavrov i bëri këto komente pas takimit me homologun e tij gjerman, Frank Walter Steinmaier, në Jekaterinburg, ku kanë biseduar për një varg çështje bilaterale dhe ndërkombëtare.
"Ne jemi të bindur se efekti destabilizues i njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës do të hetohet gjithnjë e më shumë. Rrjedhimisht, ne jemi të gatshëm për të gjetur një zgjidhje që do të kthente situatën në suazat legale dhe që do të ndihmonte parandalimin e reagimeve vargore të separatizmit në botë", ka thënë Lavrov.