Ndërlidhjet

Obama: Ka dështuar politika e SHBA ndaj Iranit


Senatori Barack Obama kandidat në mesin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka hedhur posht akuzat e bëra nga presidenti Bush për çasjen e tij ndaj Iranit.

Politika e jonë ndaj Iranit aktualisht është një dështim i plotë, dhe kjo është politika për cilën do kandidojë John Mc Cain. Ai nuk ka asgjë për të kujtuar përveq besimit naiv dhe të papërgjegjshëm se fjalët e ashpra nga Uashingtoni do ta bëjnë Iranin të heqë dorë nga programet bërthamore" tha Obama

Deklarata e tij erdhi pas komenteve të presidetnit amerikan Bush që e krahasoi Obamën me ata që iu nënshtruan nazizmit. Komentet e Bushit u bënë gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG