Ndërlidhjet

Nancy Pelosi viziton Bagdadin


Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese Nancy Pelosi sot mbërriti për vizitë të papritur në Bagdad, e shoqëruar nga një delegacion dypartiak i Kongresit.

Pelosi, një kritike e luftës amerikane në Irak, tha se është e bindur në pritjen se zgjedhjet lokale do të ndihmojnë për pajtimin kombëtar të vendit.

Ajo i bëri këto komente pasi delegacioni u takua me kryeministrin Nuri al-Maliki, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Ryan Crocker, dhe gjeneralin David Petraeus, kryekomandantin amerikan në Irak.
XS
SM
MD
LG