Ndërlidhjet

Bush kërkon më shumë liri në Lindjen e Mesme


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush i ka bërë thirrje udhëheqësve të Lindjes së Mesme që të hedhin bazat për paqe rajonale në të ardhmen përmes shtrirjes së lirive politike dhe ekonomike në shoqëritë e tyre.

"Për të marrë vendet tuaja në qendër të përparimit dhe arritjeve duhet të zgjeroni përmasat e lirisë. Zgjerimi dhe forcimi i lirisë është jetik për të shndërruar pasurimin e përkohshëm në përparim të përhershëm", tha Bush në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik për Lindjen e Mesme që mbahet në Sharm El Sheik të Egjiptit.

Ai kërkoi nga drejtuesit e vendeve në Lindjen e Mesme që "të përballen me organizatën terroriste të Hamasit" dhe që Irani e Siria të ndalin mbështetjen për terrorizmin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG