Ndërlidhjet

Di Carlo: Statusi i Kosovës është zgjidhur


Statusi i Kosovës është i zgjidhur dhe për atë nuk mund të ketë më negociata, por mund të bisedohet për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deklaroi zëvendës ndihmësja e Sekretares së Shtetit Rosemary Di Carlo.

Në një takim me një grup gazetarësh nga Serbia, Di Carlo tha se periudha pas 15 qershorit kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës është "ditë e rëndësishme", dhe se Shtetet e Bashkuara duan të shohin përparim në Kosovë, veçanërisht në fushën e decentralizimit dhe të mbrojtjes së pakicave.

Lidhur me raportet e qeverisë së re të Serbisë ndaj Kosovës, Di Carlo tha se Kosova është e pavarur, dhe kjo është e pakthyeshme, ndërsa qëllimi tash është që të sigurohet mbrojtja e të gjithë banorëve të Kosovës dhe zhvillimi ekonomik, veçanërisht i serbëve.

Di Carlo gjithashtu tha se zgjedhjet në Serbi treguan se shumica e qytetarëve duan ta shohin vendin në Bashkimin Evropian, dhe shfaqi shpresën se qeveria e ardhshme do ta ndjekë vullnetin e tyre.
XS
SM
MD
LG