Ndërlidhjet

OKB: "Mesazh shprese" për Birmaninë


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki – Moon tha se në Birmani ka përcjell "mesazhin e shpresës", për të goditurit nga cikloni.

Ai u shpreh shumë i shqetësuar për shkallën e shkatërrimit që ka vërejtur gjatë vizitës së sotme në zonat e goditura nga cikloni, që shkaktoi rreth 134 mijë viktima.

"OKB dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare janë të gatshme të ndihmojnë kapërcimin e gjendjes" tha Ban Ki Moon.

Ai është lideri i parë i huaj, të cilit junta ushtarake në pushtet ia ka lejuar të vizitojë zonat e shkatërruara në Birmani.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG