Ndërlidhjet

AI kritikon Danimarkën për trajtimin e refugjatëve


Dega në Danimarkë e organizatës Amnesty International ka dënuar veprimin e qeverisë që ka filluar përzënien e irakianëve, të dënuar për krime serioze, duke i detyruar ata që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kjo organizatë ka vlerësuar se praktika e këtillë "është e papranueshme dhe është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe ato të Danimarkës, që ndalojnë dërgimin e njerëzve në vendet e tyre ku siguria e tyre është e rrezikuar".

Aktualisht, qeveria ka vendosur kthimin e 11 refugjatëve irakianë, të dënuar për shkelje serioze të ligjit, siç janë: trafikim droge, sulme, helmime dhe vrasje.

Kjo është hera e parë që Danimarka i ka kthyer irakianët në Bagdad.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG