Ndërlidhjet

Kanë: Përfundoi Festivali i Filmit


Filmi francez "The class" ka fituar Palmën e Artë si filmi më i mirë në Festivalin e Filmit në Kanë të Francës.

Filmi është realizuar me një numër nxënësish, të gjithë aktorë amatorë dhe tregon mjedisin e vështirë në një shkollë franceze.

Çmimi i madh i festivalit i shkoi italianit Mateo Garrone për filmin "Gomorrah", që flet për mafien.

Regjisori më i mirë u shpall turku Nuri Bilge Cylan për filmin e tij "Three Monkeys".

Benicio del Toro u shpall aktori më i mirë për rolin e Çe Gevarës në filmin epik të titulluar "Çe".

Sandra Corveloni u nderua si aktorja më e mirë e festivalit për rolin në filmin brazilian "Line of Passage".

Çmimet për aktivitetin jetësor iu dhanë veteranëve të kinemasë, francezes Catherine Deneuve dhe amerikanit Clint Eastwood.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG