Ndërlidhjet

Austria drejton brigadën e jugut në Kosovë


Austria ka marrë përsipër komandën e drejtimit të brigadës shumëkombëshe të jugut, që vepron në Kosovë si pjesë e KFOR-it.

Kjo është hera e parë që një vend jo anëtar i NATO-s të drejtojë një nga brigadat shumëkombëshe në misionin paqeruajtës në Kosovë.

Brigada në fjalë ka në përbërje të saj 3800 paqeruajtës nga Austria, Bullgaria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

Austria është zyrtarisht një vend neutral, por ministri austriak i Mbrojtjes tha se në Kosovë nga viti 1999 kanë shërbyer rreth 12 mijë trupa austriake.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG