Lideri politik i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Riza Halimi, që është edhe deputet në Kuvendin e Serbisë, vlerësoi se qeveria serbe gjatë viteve të fundit e ka bllokuar zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe të përgjithshëm të Bujanocit, Preshevës dhe të Medvegjës.
Këto komente u bënë me rastin e shtatëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, me të cilën përfunduan konfliktet e armatosura në Luginën e Preshevës.
"Beogradi zyrtar i ka ndalur proceset pozitive në jug të Serbisë. Është ngadalësuar procesi i integrimit të shqiptarëve në institucionet e sistemit, është ndalur zgjidhja e shumë të drejtave kolektive dhe të drejtave të tjera të shqiptarëve, ndërsa veçanërisht i rrezikshëm është moszhvillimi ekonomik, pa të cilin këtu nuk ka stabilizim të gjendjes", tha Riza Halimi.