Ndërlidhjet

KS dënon sulmet në ambasadën daneze


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar sulmin ndaj ambasadës së Danimarkës në Pakistan. Të paktën gjashtë njerëz e humbën jetën dhe dhjetra u plagosën në sulmin e djeshëm në Islamabad.

Kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen e quajti shpërthimin "një sulm kundër Danimarkës". Por, ai tha se Danimarka nuk do të frikësohet nga terroristët.

Në fillim të vitit, zyrtarët danezë të kundërzbulimit paralajmëruan për kërcënime terroriste kundër Danimarkës, pasi gazetat lokale daneze publikuan një karikaturë të profetit Muhamed, i cili në kokë mbante një çallmë në formën e bombës.
XS
SM
MD
LG