Personi i dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001 ka kërkuar që të dënohet me vdekje, në fillim të gjykimit të tij në Guantanamo Bay.
Khalid Sheikh Mohammed i tha gjykatës ushtarake se ai do ta mirëpriste dënimin me vdekje sepse dëshiron të bëhet "martir".
Kjo ishte paraqitja e parë e tij në gjykatë që kur u pa për herë të fundit në publik kur u kap në Pakistan në vitin 2003.
Sheikh Mohammed, shtetas pakistanez, dhe katër të akuzuar të tjerë, mund të dënohen me vdekje nëse shpallen fajtorë në bazë të akuzave për vrasje dhe terrorizëm.