Ndërlidhjet

Irani çon Izraelin në KS


Irani ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të diskutojë kërcënimin e Izraelit se do të sulmojë uzinat bërthamore të Iranit nëse Teherani vazhdon programet e pasurimit të uraniumit.

Sipas ambasadorit iranian në KB, bëhet fjalë për "një kërcënim serioz kundër një shteti sovran, anëtar i OKB-së dhe që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar".

Reagimi iranian erdhi pas deklaratës së ministrit izraelit të transporteve se një sulm kundër Iranit duket "i pamënjanueshëm" duke pasur parasysh dështimin e sanksioneve ndaj programeve të Teheranit për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG