Ndërlidhjet

Riad: Rritje e tepruar e çmimit të naftës


Arabia Saudite do kërkojë mbajtjen së shpejti të një takimi mes vendeve prodhuese dhe konsumuese të karburanteve për të diskutuar "rritjen e paarsyeshme të çmimit të naftës".

Çmimi i naftës për një fuçi në fund të javës së kaluar arriti 139 dollarë.

Vendet e OPEC-ut fajësojnë spekullimet në tregun financiar si dhe tensione tpolitike në Lindjen e Mesme për rritjen e çmimeve.

Arabia Saudite është prodhuesi më i madh i OPEC-ut dhe i vetmi anëtar i kësaj organizate që ka kapacitete të pashfrytëzuara që do rrisnin shpejt dhe dukshëm prodhimin e naftës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG