Ndërlidhjet

Bush filloi vizitën në Itali


Presidenti i Shteteve të Bashkuara eorge Bush arriti në Itali në kuadër të turneut më të madh në Evropë, para se të largohet nga posti në janar 2009.

Para Romës ai qëndroi në Berlin ku u takua me kancelaren Angela Merkel. Diskutimet u fokusuan sidomos në programet bërthamore të Iranit, për të cilat Bush tha se të gjitha opcionet janë të hapura.

Në Itali, ai takohet me kryeministrin Silvio Berlusconi, prej të cilit paralajmërohet se do të kërkojë rol më të madh të Italisë në Afganistan

Bush do të vizitojë edhe Vatikanin, Francën, Anglinë dhe Irlandën Veriore.

XS
SM
MD
LG