Ndërlidhjet

OKB: Shumë kompetenca në Kosovë tek BE


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ban Ki Moon shpalli sot planin për rikonfigurimin e UNMIK që përfshin edhe bartjen e shumë kompetencave tek Bashkimi Evropian.

"Është synim i imi që të përshtas aspektet operacionale të pranisë ndërkombëtare civile në Kosovë" thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm ku shprehet nevoja për "përshtatje praktike në strukturën dhe profilin e UNMIK-ut".

Ban e bëri të qartë se derisa Këshilli i Sigurimit të vendos ndryshe, rezoluta 1244 do të "mbetet korniza ligjore për mandatin e OKB-së dhe zbatimi do të varet nga zhvillimi i rrethanave".

Agjencia e lajmeve France Press njoftoi se në raport gjithashtu thuhet se "BE gradualisht do të marrë përgjegjësi të shtuara operacionale në fusha si policia, drejtësia dhe doganat".

Funksionet e UNMIK-ut do të përfshijnë përveç tjerash "monitorimin dhe raportimin, aranzhimet për përfshirjen e Kosovës në marrëveshjet ndërkombëtare, lehtësimin e dialogut me Beograadin për çështje praktike".

"Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, vlerësoj se UNMIK-u nuk do të jetë më në gjendje që të kryejë me efikasitet shumicën e detyrave të administratës së përkohshme. Duke pasur parasysh gatishmërinë e shprehur të Bashkimit Evropian për të pasur rol të theksuar në Kosovë në fushat e sundimit të ligjit, synoj që të shtyjë përpara përgatitjet praktike për t'i mundësuar BE-së që të forcojë rolin në këtë sektor" tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG