Votuesit irlandezë e kanë hedhur poshtë Traktatin e Lisbonës të Bashkimit Evropian.
Sipas rezultateve zyrtare, 53.4 % votuan "jo", ndërsa 46.6 % "po".
Kryeministri Brian Cowen tha se vota "jo" ishte një "zhgënjim dhe kthim prapa për BE-në".
Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso u bëri thirrje vendeve tjera të BE-së që të vazhdojnë me ratifikimin e traktatit të Lisbonës. Ai tha se liderët e Bashkimit Evropian duhet që në samitin e javës së ardhshme të vendosin si ta kapërcejnë rrugën pa krye.
Në një deklaratë të përbashkët, Franca dhe Gjermania gjithashtu u bënë thirrje vendeve të BE-së të ecin përpara me ratifikimin e marrëveshjes, e cila synon ta bëjë BE-në më të fortë dhe më efektiv.
Irlandezët janë të vetmit në BE, të cilët traktatin e votojnë në referendum. Traktati hyn në fuqi pasi të miratohet nga të gjitha 27 vendet anëtare.
Traktati e zëvendëson kushtetutën e BE-së, e cila u refuzua nga votuesit në Francë dhe Holandë në 2005.