Lajme

Kabul: 15 kryengritës të vrarë

15 kryengritës në krahinën Kandahar të Afganistanit janë vrarë nga forcat ushtarake, gjatë kërkimeve për të burgosurit e arratisur, njoftoi ushtria amerikane.

Zyrtarët amerikanë nuk konfirmuan nëse në mesin e të vrarëve ka edhe të arratisur.

Sipas autoriteteve afgane, 870 të burgosur janë arratisur të premten nga burgu në Kandahar, gjatë një sulmi të koordinuar nga dhjetëra militantë talebanë.

​
XS
SM
MD
LG