Edhe pse nga disa i parë si propozim kompromisi që ofron një status quo mjediseve serbe të kontrolluara nga strukturat paralele, plani i Ban Ki Moon-it për rikonfigurimin e UNMIK-ut nuk pranohet nga shumë përfaqësues të serbëve të Kosovës.
Plani dhe vendosja e EULEX-it cilësohen nga serbët si procese që shkelin Rezolutën 1244. Kreu i Këshillit Nacional Serb (KNS) për Kosovën, Dragan Veliq, vlerëson se sekretari i përgjithshëm i OKB-së nuk ka mandat që të ndryshojë rolin e UNMIK-ut, përderisa EULEX-in e quan ilegal, pasi zbaton planin e Ahtisaarit, i cili është i papranueshëm për serbët.
“Është plotësisht proces ilegal, në të cilin komuniteti serb nuk e sheh asnjë interes. Do të thotë, pa pajtimin e komunitetit serb, po kryhet një bartje e përgjegjësive. Bëhet fjalë për implementimin e planit të Ahtisaarit, bëhet fjalë për Kushtetutën e shtetit të vetëshpallur, ndërkohë që serbët nuk kanë mekanizma mbrojtës në Kosovë”.
“Ajo që është me rëndësi, nuk po respektohet e drejta ndërkombëtare, as interesi i Republikës së Serbisë, pra asnjë faktor nuk është në anën e serbëve”, tha Veliq.
Në planin e tij, Ban Ki Moon thekson se pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, realiteti në terren është ndryshuar, kështu që ai propozon zvogëlimin gradual të UNMIK-ut.
Kjo paraqet edhe fillimin e funksionimit të EULEX-it nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara. Por, serbët thonë se kjo është zgjidhje e imponuar. Veliq thekson se këto propozime nuk ofrojnë garanci për mbetjen dhe kthimin e serbëve e as mbrojtje institucionale.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i shqyrtojë problemet e vërteta dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të gjejë zgjidhje të përkohshme kompromisi, e më pas të kërkojë zgjidhje të pranueshme të dyanshme”, tha Veliq.
Megjithatë, në mesin e serbëve ka zëra që thonë se duhet shqyrtuar propozimi i Ban Ki Moon-it. Në këtë rrafsh, Nenad Radosavleviq, politikan serb nga Leposaviqi, vlerëson se është koha që ndonjë mision tjetër t’i marrë përgjegjësitë e UNMIK-ut, pasi që kjo administratë, sipas tij, nuk ka arritur të mbrojë interesat e komunitetit serb.
“Personalisht mendoj se askush nuk ka arsye të flasë kundër këtij ndryshimi. Deri tash, UNMIK-u nuk ka dashur, nuk ka ditur dhe nuk ka bërë asgjë. EULEX-i me të vërtetë ka shansin dhe ka mundësinë që të jetë korrekt dhe të bëjë diçka pozitive”, tha Radosavleviq.
Me kundërshtimin e serbëve që të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës së pavarur, sipas analistëve, rreziku nga ndarja funksionale e dy komuniteteve është gjithnjë e më i pranishëm. Në këtë kuadër, po përgatitet formimi i parlamentit paralel serb, si pjesë e përgjigjes politike ndaj pavarësisë së Kosovës.
Lideri i KNS-së për veri, Nebojsha Joviq, thotë se parlamenti serb konkretisht do të nënkuptojë lidhje territoriale të popullit serb. Në këtë mënyrë, sipas tij, serbët do të mbrojnë interesat dhe të drejtat e tyre në ato mjedise ku janë pakicë.
“Ky është vetëm hapi paraprak. Atëherë, kur shqiptarët thellojnë pavarësinë e tyre, ose shkojnë kah ndonjë imponim i dhunshëm mbi serbët, atëherë jam i sigurt se do të kemi ingerenca që aktualisht ky parlament krahinor nuk i ka”, tha Joviq.
Ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, pati propozuar kohë më parë ndarjen funksionale mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Zyra Civile Ndërkombëtare ka vlerësuar se ekziston rreziku nga ndarja funksionale mes shqiptarëve dhe serbëve, por që komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë që kjo të ndodhë. Institucionet e Kosovës hedhin poshtë çdo mundësi të tillë.