Ndërlidhjet

Beograd: Gjyqi në Serbi refuzoi kërkesën kundër ekstradimit në Hagë


Një gjyq në Serbi ka refuzuar kërkesën e serbit të Bosnjës, Stojan Zhuplanin, i dyshuar për krime të luftës, që të mos i dorëzohet Gjykatës së Hagës.

Një zëdhënës i gjykatës së Serbisë për krime të luftës tha se vendimi final për ta ekstraduar apo jo të dyshuarin Zhuplanin në Hagë, i mbetet qeverisë së Serbisë.

Ish polici i lartë serb i Bosnjës, Zhuplanin, është i akuzuar për krime të luftës lidhur me mbikëqyrjen e burgut, që udhëhiqej nga serbët, e ku ishin vrarë mijëra myslimanë dhe kroatë gjatë luftës në Bosnjë gjatë viteve 1992 – 1995.

Ai është arrestuar gjatë javës së kaluar në Serbi, pasi ishte fshehur për nëntë vite.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG