Ndërlidhjet

OKB: SHBA-të i mbështesin planet për rikonfigurim të UNMIK-ut


Shtetet e Bashkuara sot i mbrojtën planet e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për rikonfigurimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që parasheh transferin e një pjese të përgjegjësive te misioni i Bashkimit Evropian.

Këtë veprim e kundërshtojnë Rusia dhe Serbia.

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad tha sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se Uashingtoni i mbështet planet e zotit Ban për rikonfigurim dhe për transferin e përgjegjësive te Bashkimi Evropian në disa fusha.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit mori pjesë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ai i Serbisë, Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG