Ndërlidhjet

SHBA pranon 6 mijë refugjatë irakianë


Administrata Bush do të pranojë rreth gjashtë mijë refugjatë irakianë brenda Shteteve të Bashkuara, deri në fund të shtatorit, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Disa senatorë kanë kritikuar Shtëpinë e Bardhë se nuk po bën mjaftë për refugjatët irakianë. SHBA-të synojnë të pranojnë gjithsejt 12 mijë refugjatë irakianë.

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar numër shumë më të vogël të refugjatëve krahasuar me vendet tjera dhe me shifrën e përgjithshme prej dy milionë irakianësh, të cilët janë larguar nga vendi, pas invazionit amerikan në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG