Ndërlidhjet

Najjar: Do përgjigjemi nëse na sulmon Izraeli


Ministri i Mbrojtjes i Iranit Mohammad Najjar paralajmëroi sot për një përgjigje "shkatërruese të pakufizuar" nëqoftëse Irani do të sulmohej nga Izraeli.

Najjar i tha televizionit shtetëror se Irani do t'i marrë në konsideratë të gjitha opcionet dhe fuqimisht do të përballet me çdo aksion armisëqor. Ai nuk dha detaje tjera.

Javën e kaluar, zyrtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara thanë se besojnë që stërvitjet ushtarake izraelite të shkallës së gjerë, pjesërisht synojnë që të paralajmërojnë Iranin për aftësinë e goditjes së lokacioneve bërthamore të Teheranit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG