Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Prishtina dhe Beogradi me dialog t'i zgjidhin çështjet


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se shpreson se Prishtina dhe Beogradi do të angazhohen në dialog për t'i zgjidhur të gjitha çështjet.

- E dij se pritjet e autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë janë të ndryshme, por me përfaqësuesin tim të ri, Zannier, sinqerisht shpresoj se ata do të angazhohen në dialog për t'i zgjidhur të gjitha çështjet në mënyrë të qetë, tha zoti Ban, në konferencën për shtyp, mbrëmë vonë, në selinë e OKB-së.

Ai mëtutje tha se "ishte i inkurajuar me atë që e tha presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, se do të vazhdoj të marrë pjesë në dialogun për të gjashtë pikat" që i përmbanë propozimi zotit Ban i paraqitur në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, tha se do ta vazhdoj bashkëpunimin e afërt me liderët e të gjitha palëve – Prishtinës, Beogradit dhe Bashkimit Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG