Ndërlidhjet

Teheran: Garda Revolucionare i tërheq vërejtjen Izraelit


Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Ali Jafari, i ka tërhequr vërejtjen Izraelit që të mos e sulmoj Iranin, duke thënë se shteti izraelit është brenda rrezeveprimit të raketave iraniane. Gjenerali Jafari tha se Irani nuk do ta filloj konfliktin, por do të përgjigjet ndaj çfarëdo sulmi me forcë.

Ai poashtu tërhoqi vërejtjen se Irani do të bëjë kontroll në transportin me anije të naftës në Ngushticën e Hormuzit, nëse sulmohet.

Këto komente u bënë pa raporteve se më tepër se 100 aeroplana izraelitë e zhvilluan një ushtrim ushtarak me Greqinë, më herët këtë muaj, për tu përgatitur për sulme të mundshme në distanca të gjata, manovër që është parë si tërheqje e vërejtjes për Teheranin.
XS
SM
MD
LG