Dy partitë fituese të zgjedhjeve në Maqedoni, VMRO - DPMNE-ja dhe BDI-ja kanë aritur marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.
Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim ndërsa e njëjta pritet të verifikohet edhe nga Kryesia qëndrore e kësaj partie që mbahet sonte në Tetovë. Për marrëveshjen me BDI-në, po sonte pritet të vendos komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMME-së.
Sipas burimeve partiake, BDI-ja në pushtetin e ri do të ketë të pakten katër ministri dhe postin e Zëvendëskryeministrit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Mandatari për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevski bisedimet për Qeverinë e re i ka zhvilluar edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit, por në fund është përcaktuar që partner i partisë së tij në Qeveri të jetë BDI-ja e cila edhe është fituese e zgjedhjeve në radhë e shqiptarëve të Maqedonisë.
12 korriku është afati i fundit kur në Kuvend duhet të paraqitet për miratim programi dhe përbërja e re qeveritare. Nëse konkretizohet marrëveshja VMRO-DPMNE dhe BDI do të kenë dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.