Ndërlidhjet

Krerët e G8-ës takohen me liderët afrikanë


Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe naftës janë në krye të agjendës së takimit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës plus Rusinë.

Gjatë ditës së parë udhëheqësit e G8-ës zhvilluan bisedime me përfaqësues të vendeve afrikane. Në takim merrte pjesë dhe presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick. Ai tha se nevojiten urgjentisht 10 miliardë dollarë për ushqime dhe ndihmë për bujqit në vendet e varfëra.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon kërkoi nga G8-ta t'i japë përgjigjje "sfidave të ndërlidhura", siç janë rritja e çmimeve të ushqimeve, problemet zhvillimore dhe ndryshimet klimatike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG