Kandidati për kryeministër i Serbisë, Mirko Cvetkoviq paraqiti përparësitë e qeverisë së tij në parlament. Ai tha se qeveria e re do të jetë e përcaktuar për të ardhmen evropiane, mospranimin e pavarësisë së Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të Serbisë.
"Një nga hapat e parë të qeverisë së re do të jetë propozimi në Kuvend për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Një nga përparësitë e qeverisë së re është të arrijë marrëdhënie më të forta dhe më të mira politike dhe ekonomike me Rusinë.
Qeveria serbe do të bëjë më të mirën e mundshme për të përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, me shpresën se fuqia më e madhe në botë në rolin e saj si zgjidhës konfliktesh në Ballkan do të tregojë më shumë mirëkuptim për interesat serbe dhe shqetësimet e popullit serb. Të gjitha partitë e këtij koalicioni kanë rënë dakord se nuk do ta njohin kurrë Kosovën si shtet të pavarur", tha Cvetkoviq.
Partnerë kryesor të koalicionit qeverisës, sipas marrëveshjes, janë partia e Tadiqit dhe socialistët.