Ndërlidhjet

Rusia mohon akuzat britanike


Prokurori i përgjithshëm i Rusisë tha se nuk ka prova që tregojnë rolin e shërbimit rus të zbulimit në vrasjen e kritikut të Kremlinuit Aleksandër Litvinjenko në vitin 2006.

Komentet në fjalë erdhën pas deklaratës së një anëtari të shërbimit britanik të sigurisë për BBC-në se qeveria ruse mund të ketë qenë e përfshirë në vrasjen e Aleksandër Litvinjenkos.

Duke folur në programin "Newsnight", pa u shfaqur me imazh, punonjësi britanik i shërbimit të sigurisë tha se ka tregues të fortë që flasin për përfshirjen e qeverisë së ish presidentit Vladimir Putin në vrasjen e vitit 2006.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG