Ndërlidhjet

Erekat: Obama viziton Ramallahun


Kandidati presidencial demokrat në zgjedhjet amerikane të nëntorit do të vizitojë Bregun Perëndimor gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme.

Lajmi bëhet i ditur nga ndërmjetësuesi palestinez, Saeb Erakat. Erakat tha se Barack Obama do vizitojë Ramallahun ku do të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Obama pritet të vizitojë edhe Izraelin dhe disa vende evropiane.

Kandidati republikan John McCain vizitoi marsin e kaluar Izraelin, por nuk u takua me përfaqësuesit e palestinezëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG