Ndërlidhjet

Karikaturat e Obamas shkaktuan kundërthënie


Karikatura e Barack Obamas dhe gruas së tij në ballinën e revistës 'New Yorker', 14 korrik 2008.
Karikatura e Barack Obamas dhe gruas së tij në ballinën e revistës 'New Yorker', 14 korrik 2008.

Në Shtetet e Bashkuara ka lindur një kundërthënie e re lidhur me karikaturat, në të cilat kësaj radhe paraqitet kandidati i Partisë Demokratike për president, Barack Obama. Në faqen e parë të gazetës ‘New Yorker’ është karikatura në të cilën zoti Obama paraqitet si mysliman, ndërsa gruaja e tij si terroriste e armatosur. Gazeta ‘New Yorker’ tha se kjo karikaturë ka domethënien e satirës pas thashethemeve që janë përhapur për zotin Obama. Por, zyrtarë të fushatës së tij këtë e kanë vlerësuar si "të pashije dhe ofenduese".

Karikatura e paraqitur në faqen e parë të gazetës ‘New Yorker’ e tregon zotin Obama me rroba myslimane në Shtëpinë e Bardhë. Bashkëshortja e tij, Michelle, është në rroba ushtarake dhe me një pushkë automatike në krah.

Aty shihet edhe flamuri amerikan duke u djegur, ndërsa në mur është i varur portreti i Bin Ladenit.

Ky ilustrim është menduar të jetë sulm satirik ndaj kritikëve, që, siç thotë gazeta, shpeshherë e shtrembërojnë portretin e Obamas.

Kjo u referohet thashethemeve që përhapen lidhur me jetën e çiftit bashkëshortor nga ana e rivalëve, e që kryesisht thonë se Obama, që është i krishterë, por me emrin e babës Husein, fshehtas është mysliman, se ai do të jetë i butë ndaj terrorizmit dhe se çifti bashkëshortor nuk është patriotik.

Ja se si e shpjegon këtë situatë botuesi i “New Yorker”-it, David Remick:

E respektoj pikëpamjen e secilit, qoftë ajo e fushatës së Obamas apo e njerëzve që ankohen lidhur me këtë, ose e njerëzve që e mbështesin këtë. E gjithë ajo që mund të them është se ne synuam atë që është edhe titull i faqes së parë ‘Politika e frikës’. Është për politikën e frikës, nuk është sulm ndaj Obamas, është e kundërta. Është një sulm ndaj atyre që do të manipulojnë dhe gënjejnë për Obaman”, tha boutesi David Remick.

Por, ka edhe të atillë që këtë situatë nuk e shohin si shaka. Barack Obama, që mund të jetë presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, nuk tha asgjë lidhur me këtë ilustrim në gazetë.

I pyetur për të komentuar, ai tha shkurt:

Nuk kam përgjigje ndaj kësaj”.

Por, zëdhënësi i tij, Bill Burton, këtë karikaturë e cilësoi si "të pashije dhe ofenduese".

Qëndrim të tillë pati edhe John McCain, rivali republikan i Obamas.

“Unë posa e pashë këtë fotografi në televizion. Mendoj se është totalisht e pavend dhe sinqerisht e kuptoj nëse senatori Obama dhe mbështetësit e tij e konsiderojnë atë ofenduese”,
tha John McCain.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG