Ndërlidhjet

Bush: Nëpër këtë sfidë ekonomike do të dalim edhe më të fortë


Presidenti amerikan, George Bush, sot kërkoi nga Kongresi që të ndërmarrë hapa të shpejtë për stabilizimin e tregut të shtëpive dhe të atij financiar.

Njëherësh, presidenti Bush shprehu besimin në ekonominë amerikane, duke thënë se nga problemet aktuale Shtetet e Bashkuara do të dalin "më të fuqishme se kurrë më parë".

- Linja e fundit është kjo: ne do të kalojmë nëpër kohë të vështira, por ekonomia jonë ka vazhduar të rritet, konsumatorët po shpenzojnë, bizneset po investojnë, eksporti vazhdon të rritet dhe produktiviteti amerikan mbetet i fortë. Ne mund të kemi besim në themelet afatgjatë të ekonomisë sonë dhe besoj se ne do të kalojmë nëpër këtë sfidë më të fortë se kurrë më parë, tha presidenti Bush, në konferencën e sotme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG