Ndërlidhjet

Lavrov konfirmon mbështetjen për Serbinë


Ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe të Rusisë, Vuk Jeremiq dhe Sergei Lavrov po diskutojnë sot në Moskë rreth Kosovës dhe bashkëpunimit ndërmjet Beogradit e Moskës.

"Rreth çështjes së Kosovës, ne kemi deklaruar se shpallja e njëanshme e pavarësisë në territorin serb, krijon problem brenda dhe jashtë Kosovës" tha Lavrov, sipas të cilit Rusia është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Serbinë në të gjithë lëmit.

Ai përsëriti edhe qëndrimin rus për rifillimin e negociatave Kosovë – Serbi.

"Propozimi rus i bërë më herët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për nevojën e rifillimit të negociatave të drejtpërdrejta midis Beogradit e Prishtinës mbetet plotësisht valid" tha Lavrov.

Në bisedimet e sotme merrë pjesë edhe ambasadori rus në OKB Vitalij Çurkin.
XS
SM
MD
LG