Ndërlidhjet

Mandela feston ditëlindjen e 90-të


Nelson Mandela, lideri legjendar i lëvizjes kundër Aparteidit dhe presidenti i parë zezak në Afrikën e Jugut, feston sot ditëlindjen e 90-të.

Personalitete të njohura e cilësuan, në urimet e tyre, njërin ndër njerëzit më të rëndësishëm në shekullin e kaluar.

Mandela ka kaluar 27 vjet në burg për aktivitetet e tij dhe pas lirimit në vitin 1990 ai udhëhoqi negociatat që i dhanë fund periudhës shumëvjeçare të sundimit të pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut. Në vitin 1994 Mandela u zgjodh president.


Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG