Ndërlidhjet

Beograd: Kuvendi i Serbisë shtyn debatin për Marrëveshjen me BE-në


Kuvendi i Serbisë e ka shtyrë për dy javë debatin lidhur me Marrëveshjen për Stabilizim Asocim me Bashkimin Evropian, për shkak të obstruksioneve nga nacionalistët e linjës së fortë të opozitës.

Kryetarja e Kuvendit, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, e kërkoi këtë shtyrje duke shpresuar se koalicioni qeveritar, i mbështetur nga perëndimi dhe opozita, do të zhvillojnë njegociata për të dalë nga kjo situatë.

Ratifikimi i Marrëveshjes për stabilizim – asocim për Serbinë paraqet domosdoshmëri për afrim me Bashkimin Evropian, megjithqë Brukseli e ka kushtëzuar miratimin e saj me bashkëpunimin e plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG