Ndërlidhjet

Karaxhiq do të vetëmbrohet në Hagë


Avokati i Radovan Karaxhiqit tha se ish lideri i serbëve të Bosnjes do të mbrohet vetë në Tribunalin e Hagës.

Svetozar Vujaçiq tha se Karaxhiqi do të ketë një ekip avokatësh që do ta ndihmojnë, por ai do të paraqitet vetë në tribunal.

Karaxhiqi, po pret ekstradimin në Hagë, pas arrestimit në Beograd.

Ai akuzohet për gjenocid në rrethimin e Sarajevës dhe masakrën e Srebrenicës, të vlerësuar si më e madhja në Evropë që nga Holokausti.

Avokati i tij tha se Karaxhiq ka kërkuar që t'i priten flokët dhe t'i hiqet mjekra, që i kishte përdorur për maskimin e identitetit gjatë viteve sa kishte ushtruar mjekësinë alternative në Serbi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG