Ndërlidhjet

Hyseni do marrë pjesë në seancën e KS


Ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni udhëtoi për në Nju Jork ku do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit, më 25 korrik, njoftoi kabineti i tij.

"Gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së, ministri Hyseni do të zhvillojë një varg takimesh me përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës" tha Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Ai udhëtoi për në Nju Jork, pas qëndrimit në Uashington ku liderët e Kosovës u takuan me presidentin amerikan George Bush dhe Sekretaren amerikane të Shtetit Condoleezza Rice.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG