Ndërlidhjet

Karaxhiq javën e ardhshme në Hagë


Gjykata serbe për krime lufte tha se ekstradimi nga Serbia në Hagë i ish liderit të serbëve të Bosnjes, pritet javën e ardhshme.

"Teoretikisht ai mund të jetë në Hagë javën e ardhshme në rast se të gjitha faktet konfirmohen në dokumentet e gjykatës, ose pak më herët, nëse kështu vendos paneli" tha zëdhënësi Bruno Vekariq.

Avokati i Radovan Karaxhiqit ndërkohë, tha se Radovan Karaxhiq do të mbrohet vetë në Tribunalin e Hagës.

Svetozar Vujaçiq tha se Karaxhiqi do të ketë një ekip avokatësh që do ta ndihmojnë, por ai do të paraqitet vetë në tribunal.

Karaxhiqi, akuzohet për gjenocid në rrethimin e Sarajevës dhe masakrën e Srebrenicës, të vlerësuar si më e madhja në Evropë që nga Holokausti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG