Ndërlidhjet

Shkup: Opozita e kritikoi miratimin e Ligjit për Gjuhët në Kuvendin e Maqedonisë.


Opozita në Maqedoni ka kritikuar Ligjin për Gjuhët, i cili u miratua mbrëmë. Partia Demokratike Shqiptare këtë ligj e vlerësoi si skandaloz, pasi ai nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe.

Nga ana tjetër, opozita maqedonase e kritikoi WMRO-DPMNE-në, pasi e mbështeti ligjin, të cilin e ka kundërshtuar gjashtë vite.

Mbrëmë, në Kuvendin e Maqedonisë, për këtë ligj kanë votuar 75 deputetë. Ligji është mbështetur nga WMRO-DPMNE-ja dhe partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim. Opozita e bojkotoi seancën në të cilën u miratua ky ligj.

Për një kohë të gjatë ky ligj nuk ka mundur të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG