Ndërlidhjet

Kolombo: Përfundoi samiti i Azisë Jugore


Liderët e tetë vendeve të Azisë Jugore e kanë përfunduar samitin e tyre dyditësh në Sri-Lankë.

Gjatë punimeve të samitit, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai dhe kryeministri i Pakistanit, Yousuf Raza Gilani, diskutuan për "sfidat e përbashkëta me të cilat ballafaqohen të dy vendet nga terrorizmi dhe militantizmi".

Në njoftimin e përbashkët, thuhet se presidenti Karzai dhe kryeministri Gilani u pajtuan që t'i harmonizojnë përpjekjet për ndaljen e terrorizmit ndër kufitar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG