Ndërlidhjet

Moska do të mbrojë rusët në Osetinë Jugore


Moska do të mbrojë qytetarët rusë në Osetinë Jugore, nëse atje do të shpërthejë konflikt serioz, thanë përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi përfaqësuesin e lartë të kësaj ministrie, Yury Popov, ta ketë bërë këtë koment për gazetarët në Moskë.

Komentet pasuan akuzat e diplomacisë ruse sipas të cilave Tbilisi po përdorë forcë të tepruar në rajonin e Gjeorgjisë që kërkon shkëputje.

Gjeorgjia ndërkohë ka akuzuar Rusinë, paqëruajtësit e të cilës janë të vendosur në Osetinë Jugore dhe në Abkazi që nga mesi i viteve '90-a, se po mbështet separatistët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG